Japonia merr vendimin, 1 milionë ton ujë i ndotur do derdhet në det
Lajmifundit
/
13 Prill 2021, 10:34
Bota

Japonia ka vendosur që 1 milion ton ujë i ndotur nga centrali bërthamor i dëmtuar Fukushima, të derdhet në det. Vendimi u konfirmua edhe nga kryeministri japonez, Yoshihide Suga, ndërsa mediat vendase paralajmërojnë se vendimi mund të provokojë Kinën dhe Korenë e Jugut
Bëhet me dije se procesi në fjalë do fillojë për dy vite dhe do të zgjasë për vite më radhë, ndërkohë që autoritete nga qeveria theksojnë se uji do të duhet të trajtohet për të hequr izotopet e dëmshme dhe për t’u holluar në mënyrë që të mos shkelë standardet ndërkombëtare përpara se të hidhet në det


