Met Gala 2025/ Nga Rihanna e deri tek Cardi B, ja kush ishin yjet që spikatën!

Soft

Met Gala 2025/ Nga Rihanna e deri tek Cardi B, ja kush ishin yjet që

Moda e Met Gala është gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të paraqitjeve ekscentrike në tapetin e kuq, por pas pamjeve spektakolare, fshihet edhe natyra bamirëse e mbrëmjes. Eventi u zhvillua të hënën, më 5 maj, në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, dhe kishte mjaft personazhe të famshëm që tërhoqën vëmendjen me zgjedhjet e veshjeve që bënë. 

Tema e mbrëmjes titullohej “E përshtatur për ty”, një direktivë qëllimisht e paqartë që shumica e të ftuarve e interpretuan me kostume të të gjitha llojeve: ngjyra pastel, vija të holla, kostume ose funde. Stili mori hov me aksesorë si kapelë, syze dhe bizhuteri.

Pamjet që spikatën në Met Gala 2025

1.Rihanna vodhi shfaqjen në tapetin e kuq, duke u shfaqur me një bark të fryrë që tërhoqi blicat e fotografëve. Këngëtarja zbuloi në mënyrën më glamuroze se është në pritje të fëmijës së saj të tretë, përmes paraqitjes së saj në Met Gala të këtij viti.

2.Nicole Kidman u shfaq e vetme në këtë event, duke fituar zemrat me ndryshimin e flokëve: një prerje flokësh e shkurtër dhe elegante që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. 

3.Kim Kardashian tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj, duke zgjedhur një krijim zbulor. Personazhi i famshëm televiziv e konfirmoi edhe një herë titullin e saj si ikonë e modës, duke veshur një kostum mahnitës prej lëkure krokodili nga Chrome Hearts.

 

ME TE LEXUARAT