Elvis Pupa “përplas” batutat me Grida Dumën: Nga arratisja e trurit dhe filmat, te humori dhe fati në jetë

Showbiz

Elvis Pupa “përplas” batutat me Grida Dumën: Nga arratisja

I ftuar në edicionin e fundit të Grida Duma Podcast, aktori i njohur i humorit Elvis Pupa ka sjellë një rrëfim ndryshe, ku ngjyrat e komikes dhe ironisë janë ndërthurur me reflektimet e thella mbi jetën, artin, karrierën dhe shoqërinë shqiptare.

Me stilin e tij unik, Pupa nuk ka kursyer batutat, duke sjellë të qeshura në studio, por edhe momente të sinqerta introspektive.​Biseda ka nisur me nota humori kur Grida Duma i ka vënë në dukje se largimi dhe jeta jashtë vendit e kanë “rinuar”.

Përgjigjja e Vis Pupës nuk ka vonuar, duke lidhur pamjen e tij të re me një prej ndërhyrjeve më të përfolura: “Jam zbukuruar qëkur mbolla flokët,” u shpreh ai me të qeshur, duke shtuar se jo çdokush që bën një zgjedhje të tillë arrin të duket më i ri.

Pupa solli humor rreth dilemave të burrave në moshën 40-vjeçare dhe më gjerë, duke theksuar se sekreti i harmonisë në çift mbetet bashkëjetesa e shëndetshme dhe përshtatja e ndërsjellë: “Unë me grun jam se du me ndenjt.”Vis Pupa ka folur për raportin e tij me besimin dhe “shefin lart”.

Duke ironizuar njerëzit që kërkojnë favore të pamundura apo që bëjnë kërkesa absurde në lutjet e tyre, ai solli raste nga përditshmëria me nota humori therëse, duke përmendur shprehje popullore dhe situata ku njerëzit i luten Zotit për gjëra krejtësisht banale. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion