Ende asnjë gjurmë nga 29-vjeçari, reagon Ministra e Mbrojtjes: Nuk po mundemi t'i gjejmë trupin!

Aktualitet

Ende asnjë gjurmë nga 29-vjeçari, reagon Ministra e Mbrojtjes:

Vijojnë kërkimet për Ardit Beshirin, punëtorin e ekskavatorit në fabrikën e përpunimit të kromit në Burrel, të cilin e zuri poshtë masivi i dheut që u shemb të shtunën.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas këtij incidenti, ka nisur një operacion për shpëtimin e punonjësit të zhdukur dhe se forca të shumta janë angazhuar për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e tij.

Në operacionin kompleks po marrin pjesë:

-Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi i bashkisë Klos

-Forcat e Policisë;

-Punonjës të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM);

-Ekip mjekësor me autoambulancë;

-Forca vullnetarizmi nga komuniteti;

-Efektivë të Forcave të Armatosura me pajisje për detektimin e metaleve;

-Punonjës të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore;

Ministria njofton se me gjithë përpjekjet, deri më tani nuk është bërë e mundur të lokalizohet apo nxirret trupi i punonjësit të ekskavatorit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion