Ecje dhe lëng kopre, ja si ta zhdukni barkun e fryrë në pak ditë

Soft

Ecje dhe lëng kopre, ja si ta zhdukni barkun e fryrë në pak

Një bark i fryrë nga ushqimi asnjëherë nuk është i dëshirueshëm dhe nevoja për ta shmangur është e madhe. Një studim i fundit ka treguar se kapsllëku është një shkaktar, dhe me dietë të ekuilibruar të pasur me fibra, fruta, perime por edhe ecje rreth katër herë në javë nga 20 minuta do ju ndihmojë. Shkak është edhe intolerance ndaj ushqimeve, kryesisht produkteve të qumështit dhe glutenit, të cilat mund të fryejnë barkun për shkak të prodhimit të gazrave gjatë tretjes së ushqimit.

Ja si ta trajtoni:

Uji është jashtëzakonisht i dobishëm për trupin. Për këtë arsye do ishte mirë të konsumoni ujë mjaftueshëm gjatë ditës.

Reduktoni konsumin e kripës. Kripa shkakton mbledhjen e lëngjeve në trup, prandaj përpiquni ta kufizoni atë.

Konsumoni kopër. Studimet e fundit shkencore kanë treguar se çaji i koprës mund të ndihmojë në trajtimin e fryerjes së barkut, duke kontribuar në funksionimin e duhur të zorrëve. Gjithashtu kopra rekomandohet për personat që vuajnë nga sindroma e zorrës së irrituar

ME TE LEXUARAT