Bëni kujdes! Hackerat nuk mjaftojnë me Facebook, sulen drejt një platforme tjetër

Pas hakërimit të 500 milionë adresave të Facebook, radha i ka ardhur adresave të LinkedIn. Kompania në fjalë ka bërë me dije se të dhënat e gjysmë milionë përdoruesish, janë tashmë në shitje në një faqe interneti të njohur nga hakerat.
“Të dhënat nga përdoruesit e LinkedIn përfshijnë vetëm informacione që njerëzit vendosën si publike në profilet e tyre. Kjo nuk është një shkelje e të dhënave të LinkedIn dhe asnjë e dhënë e llogarisë së anëtarit privat nga LinkedIn nuk u përfshi në ato që kemi qenë në gjendje të rishikojmë”, deklaroi platforma.

Ndërkohë që u bë me dije se ID-të e përdoruesve, emrat, adresat e postës elektronike, numrat e telefonit, gjinitë, titujt profesionalë e të tjerë, po dilnin në ankand për një shumë me katër shifra.


