Makina përplas motorin, plagoset rëndë motorciklisti
Lajmifundit
/
9 April 2021, 12:30
Aktualitet

Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Balldre , në afërsi të një karburanti mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A.Sh. është përplasur me mjetin ciklomotor me drejtues shtetasin Gj.M., i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.