Afërdita dhe Hëna e plotë “trazojnë” qetësinë e verës! Shenjat që do ndikohen më shumë këtë javë

Një javë e mbushur me energji kozmike, mundësi të reja dhe sinjale për ndryshime të mëdha po na pret. E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, astrologia Chrysanthi Kalogeri ndau parashikimet më të fundit për ndikimin e Afërditës në shenjën e Binjakëve dhe efektet që do të sjellë Hëna e plotë në Bricjap, më 10 korrik.
Dashi: Këtë javë do të keni shanse shumë të mira për të bërë kontakte, biseda me njerëz të rinj dhe njerëz të rrethit tuaj, ku do të ndihmoheni në lidhje me synimet që keni. Paralelisht kjo periudhë ju favorizon në lidhje me synimet që keni për shtëpinë, pronën dhe familjen. Njëkohësisht bëni një kombinim shumë të mirë jetës personale dhe asaj profesionale, ku Hëna e plotë në shenjën e Bricjapit në datë 10 kërkon prej jush që të organizoni sa më mirë punën e karrierën, sepse do të shpërbleheni sa më mirë në këtë fushë.
Do të keni shanse të korrigjoni gjëra në përditshmërinë tuaj, paralelisht ju të lindurit në ditët e para të shenjës nëse jeni përpara disa vendimeve dhe nuk jeni të bindur se si do t’i merrni, mos u shqetësoni sepse do të keni shumë kohë përpara.
Demi: Hëna e plotë, e cila zhvillohet në datën 10 në shenjën e Bricjapit, ju favorizon ju dhe planet tuaja për të ardhmen. Mund të bëni plane të tjera, afatshkurtra dhe largpamëse. Nga ana tjetër do të keni mundësi që të udhëtoni ose të planifikoni për pushime. Është një periudhë ku favorizohen planet krijuese dhe projektet që kanë për synim zhvillimin dhe përparimin tuaj. Do të keni shanse shumë të mira edhe në ditët e para të javës, ku do të gjeni mbështetje nga të afërmit.
Binjakët: Afërdita, e cila ka kaluar në shenjën tuaj sot, ju krijon shanse shumë të mira në ditët e para të javës, por edhe sot, që të takoni njerëz, miq e shokë, të cilët do të ndihmojnë në realizimin e një plani apo të një projekti që keni. Por, njëkohësisht mund të bëni plane për të udhëtuar jashtë shtetit, për të takuar njerëz ose të afërm që vijnë nga larg ose që ju mund të shkoni larg për t’i takuar ata.
Me Hënën e plotë në shenjën e Bricjapit, duhet të fokusoheni më tepër në sferën financiare, ku do të keni përfitime, por paralelisht duhet të jeni të kujdesshëm në detyrimet ndaj të tjerëve, ose të ardhurat që ju prisni prej tyre. Gjatë javës tjetër duhet të jeni shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet personale, ose të çdolloji. Kalimi i Uranit në shenjën tuaj shënon fillimin e një periudhe shtatëvjeçare, ku do të keni ndryshime të thella.
Gaforrja: Vazhdoni të jeni në muajin e ditëlindjes. Jeni shenja kryesore e cila ndikoheni nga Hëna e plotë në Bricjap, ku vendoset theksi në marrëdhëniet e bashkëpunimet. Nuk është nevoja që të bëheni shumë të fiksuar dhe t’i kushtoni vëmendje më tepër një ose dy marrëdhënieve, ndërkohë që duhet t’i shikoni gjërat më sferike. Nëse jeni përpara situatës për të marrë vendime përfundimtare për marrëdhënien tuaj, nuk është momenti i duhur. Mendohuni mirë përpara se të veproni, nuk është momenti për të prishur një marrëdhënie.
Sidomos ju të lindurit në ditët e para të shenjës, nëse nuk jeni të bindur për vendimet tuaja, mund t’i merrni nga fundi i nëntorit, ku atje do të shikoni përforcimin e pozitave tuaja. Gjithsesi, është një periudhë me shanse, ku dhe ju do të keni në fillimin e kësaj jave mbështetjen e sferës financiare. Nga ana tjetër do të keni takime, por edhe një presion me njerëzit e afërt.


