Protestuesit hedhin “breshëri” molotovësh drejt policisë
Lajmifundit
/
29 November 2026, 19:21
Aktualitet

Perplasjet e forta po vazhdojne gjate protestes se sotme ne Tirane.
Protestuesit janë rikthyer sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, ku kanë rinisur përplasjet me forcat e policisë.
Në pamje shihen qytetarët duke hedhur një numër të madh molotovësh në drejtim të efektivëve.
Mjetet ndezëse kanë shpërthyer në asfalt, ndërsa policia është pozicionuar me pajisje mbrojtëse për të përballuar sulmin.
Protesta e kësaj të diele është shoqëruar me episode të përsëritura dhune, ku nuk kanë munguar as hedhja e gurëve dhe fishekzjarrëve në drejtim të policisë.


