Berisha nga spitali pas plagosjes së deputetit Kliti Hoti: Polici e qëlloi me urdhër të Ramës

Politikë

Berisha nga spitali pas plagosjes së deputetit Kliti Hoti: Polici e

Sali Berisha, ka shkuar në Spitalin e Traumës, ku ka reaguar pas plagosjes së deputetit demokrat Kliti Hoti, i cili u godit me plumb gome gjatë protestës së sotme.

Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se qëndron pas urdhrit për sulmin ndaj deputetit, duke e cilësuar ngjarjen si një tentativë për ta vrarë atë.

Sipas Berishës, Hoti po i vinte në ndihmë një protestuesi që po dhunohej nga efektivët e policisë, kur është qëlluar në distancë. Ai tha se deputeti ka marrë një plagë të rëndë në shpatullën e djathtë dhe se në momentin e deklaratës po vijonte t’u nënshtrohej ekzaminimeve të tjera mjekësore.

“Me urdhër të Ramës, u qëllua me tentativë për t’u vrarë deputeti i PD-së, doktor Kliti Hoti, i cili gjatë gjithë kësaj periudhe, në cilësinë e deputetit dhe të mjekut, ka qëndruar me një përkushtim të madh pranë të gjithë protestuesve të agresuar barbarisht, pa asnjë motiv, pa asnjë motiv, nga narkobanditët e Ramës për të shpëtuar lëkurën e Edi Ramës.

 

Deputeti po vraponte pas një protestuesi që po e trajtonin shtazërisht narkobanditët dhe ata e qëllojnë në distancë. E marrin në shenjë në zemër, por Zoti, një fuqi e mbinatyrshme, instinkti e kthen Hotin. Ai bën një rrotullim dhe arma e kap në shpatullën e djathtë. Një goditje nga afër, shumë e rëndë, me një plagë të thellë, me djegie përreth, sikur të ishte ndonjë plumb.

Tani po vazhdon analizat tjera. Po ky akt vandal i Ramës është dëshmi e madhe se kërkon konflikt. Rama de fakto i shpall luftë kësaj force politike. Duhet të ngrihemi ta rrëzojmë këtë regjimin.

Janë mbi 70 të plagosur, mbi 20 kanë trajtuar te qendra pranë tajvanit me plagë serioze. Vetëm një polic është me hematobë, të tjerë janë mirë. Kjo dhunë dëshmon fytyrën e regjimit të Ramës dhe Demos. Është një situatë kritike.PD do të mobilizohet dhëmbë për dhëmbë me këtë regjim. Ne e marrim akt lufte ndaj nesh”, tha Berisha. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion