Edhe sot protestë kombëtare / Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, ja çfarë po ndodh

Aktualitet

Edhe sot protestë kombëtare / Nis mbledhja e qytetarëve në

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në kuadër të protestës së radhës kombëtare të paralajmëruar për ditën e sotme.

Qytetarët po i bashkohen njëri pas tjetrit tubimit, ndërsa në shesh kanë nisur të valëviten flamujt kuqezi. Pritet që prej aty protestuesit të vijojnë marshimin në drejtim të institucioneve shtetërore.

Protesta e sotme vjen në vijim të tubimeve të zhvilluara gjatë javëve të fundit, ku qytetarë dhe aktivistë kanë dalë në rrugë për të kërkuar largimin e qeverisë së Edi Ramës dhe ndryshimin e situatës politike në vend.

Gjatë protestës së djeshme, qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, me flamuj kombëtarë, pankarta dhe banderola. Por situata u tensionua kur policia nuk lejoi grumbullimin e protestuesve përpara godinës së qeverisë.

Efektivët përdorën gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë me presion për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit u kundërpërgjigjën me gurë dhe molotovë. Përplasjet vijuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas u zhvendosën në sheshin “Skënderbej”, ku policia përdori edhe dronë për hedhjen e gazit lotsjellës.

Në fund të protestës, policia ndërhyri edhe ndaj qytetarëve që kishin mbetur në sheshin “Skënderbej”, duke kryer shoqërime.

Numri i të lënduarve gjatë protestës së 28 Nëntorit arriti në 48 persona, mes tyre efektivë policie, protestues dhe gazetarë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion