Tensionet në protestë, një person përfundon në tokë mes bulevardit, dyshohet se është lënduar me plumb gome
Lajmifundit
/
29 November 2026, 14:47
Aktualitet

Një protestues ka përfunduar në tokë në Bulevard gjatë protestës.
Dyshimet e para janë se është plagosur me plumb gome, por në vijim mbetet të konfirmohet shkaku i këtij lëndimi.
Protestuesi është plagosur në pjesën e shpinës, ndërkohë që iu dha ndihma e parë.
Më pas mbërriti ambulanca për ta transportuar me urgjencë në spital. I lënduari u ngjit me këmbët e tij në ambulancë.


