Rama i jep leje për 17-katësh në Sarandë ish anëtarit të kryesisë së PD

Politikë

Rama i jep leje për 17-katësh në Sarandë ish anëtarit

Qeveria ka nisur shpërblimet për Eksponentët e saj dhe te dikurshem te opozites, të cilët i afron sa herë ka nevojë për shërbime ekstra. Një rast i tillë ka ndodhur me Genc Deromemajn, ish antar kryesisë së Sali Berishës.

Pas rekrutimit në verën e vitit 2025, Deromemaj u katapultua si drejtor i Kadastrës së Vlorës, një nga institucionet që ka pësuar ndryshime të shuma në radhët e drejtuesve, disa prej të cilëve janë proceduar e të tjerë të arrestuar.

Por, ashtu si paeardhësi, Deromemaj ka duruar vetëm disa muaj, teksa nuk dihet nëse është shkarkuar apo “misioni” i tij përfundoi në atë institucion, mjaft kompleks, i cili përfshin pronat në një sipërfaqe të stërmadhe bregdetare.

Rama i jep leje për 17-katësh në Sarandë ish anëtarit

Dy janë mundësitë, ose Deromemaj ka “mbaruar” punët e veta dhe të familjes, ose nga ana tjetër ka mbaruar porositë e qeverisë, ose të dyja bashkë.

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka zbardhur lejen e zhvillimit me objekt “godinë banimi dhe shërbimi 17 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me subjekt zhvillues shoqërinë N94 shpk.

Redaksia jonë hulumtoi dokumentet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku rezulton se pronar me 100 % të aksioneve është Genc Deromemaj, i cili në verën e vitit të kaluar, u largua vetëm nga administrimi, por jo nga pronësie.

Duke qenë se mbante detyrën e kreut të Kadastrës, Deromemaj ia kaloi të afërmve drejtimin, ndërsa nga ana tjetër firmoste letra të panumërta si drejtor i Kadastrës së Vlorës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion