Skandali me videot, Simo: Ra miti i personazheve publike, ngjarja duhet parë si çrregullim i sjelljes se'ksuale

Videot intime të bëra publike një javë më parë vijojnë të jenë ende në qendër të vëmendjes dhe komenteve në rrjetet sociale, por edhe në media.
Sociologia Marsi Simo, e ftuar në “Takohemi n’Vizion” të moderatores Fjodora Fjora, ka komentuar situatën, ku janë të përfshirë disa personazhe publike.
Simo tha se pas publikimit të këtyre videove ra miti që shqiptarët kishin krijuar për personazhet VIP.
Por, sipas saj, nuk duhet bërë një gjyq publik, por çështja duhet trajtuar si problem ose sëmundje psikologjike.
“Deri dje nuk kam dashur të jap asnjë mendim timin personal, për shumë arsye, sepse ishte momenti i përpëlitjeve, por unë kam dhe njohuri të termave për fetishizmat që lidhen me problematikat e shëndetit mendor, me kënaqësi që ndodhin te njerëzit me veprime jonormale.
Me hapjen e kësaj dere, ku ne shohim se çfarë ndodh pas dyerve të këtyre njerëzve të famshëm, për të cilët kemi qenë kuriozë, ne nuk duhet ta normalizojmë, as nuk duhet ta përtypim.
E di që kemi të përziera, dikush e ka përtypur lehtë. Turpi në këtë rast është të vdesësh nga pak, të zhvishesh nga dinjiteti. Ky turp, disa duan edhe ta kapërdijnë, se thonë: sa mirë, këtë herë nuk isha unë.
Edhe në këtë rast, edhe këtë turpin e kemi parë në këndvështrimin tonë. Nuk duhet ta normalizojmë, duhet të shihen si çrregullime. Duhet t’i mësojmë kësaj gjëje, mos e bëjmë lajm sensacional”, tha Simo.

