Ndërpritet energjia elektrike në Pukë, prej thuajse 5 orësh qyteti në errësirë
Lajmifundit
/
19 November 2026, 22:18
Aktualitet

Prej orës 16:40, në Pukë është ndërprerë furnizimi me energji elektrike duke lënë në errësirë qytetin dhe dy njësitë administrative Qelëz e Luf Qerret.
“Si pasojë e një defekti në Nënstacionin Fushë Arrëz i cili furnizon Nënstacionin Pukë, aktualisht zonat Pukë Qytet, Qelëz, Luf Qerret janë pa energji elektrike.
Po punohet dhe së shpejti do rikthehet energjia elektrike”, thuhet në një njoftim të OSHEE Pukë.
Megjithatë, dyshohet se shkak mund të jetë bërë edhe era e fortë që rikthen problematikat me energjinë.


