Konfliktohen të dënuarit në burgun e Reçit në Shkodër, lëndohen disa persona

Aktualitet

Konfliktohen të dënuarit në burgun e Reçit në
Një konflikt mes disa të dënuarve është regjistruar në burgun e Reçit, në Shkodër të enjten.

Pas incidentit, autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar situatën dhe për të rikthyer normalitetin në ambientet e institucionit. Njëkohësisht, janë ushtruar kontrolle në ambientet e burgut, përfshirë edhe qelitë e të dënuarve.

Mësohet se personave të lënduar nga konflikti u është ofruar ndihma e parë mjekësore nga stafi i institucionit.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi shkaqet që çuan në përplasjen mes të dënuarve, ndërsa mbeten të paqarta edhe rezultatet e kontrolleve të ushtruara në qelitë e burgut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion