Protesta jashtë Kuvendit/ Protestuesit sulmojnë me vezë gazetarin Bledi Mane, përplasen me deputeten e PS
Lajmifundit
/
5 October 2026, 17:00
Aktualitet

TIRANË- Protesta e radhës e Revolucionit Flamingo është zhvilluar me disa incidente mes protestuesve dhe deputetëve, përfshirë këtu edhe me gazetarë.
Protestuesit janë mbledhur në protestë jashtë Kuvendit, ndërsa kanë sulmuar me vezë gazetarin Bledi Mane.
Aktivistja Arvina Lleshi është përplasur me deputeten socialiste Kiduina Zaka, si edhe me disa deputetë opozitarë të cilët i kanë ndjekur nga pas me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”.


