U mbajt peng për 45 ditë nga daja i deputetes Zegjine Çaushi/ Merita Gremaj sjell detaje të reja tronditëse për ab*zimin

Aktualitet

U mbajt peng për 45 ditë nga daja i deputetes Zegjine Çaushi/

Merita Gremaj ka folur sërish për abuzimet e bëra ndaj saj nga 52-vjeçari Bledar Bakaj, daja i deputetes Zegjine Çaushi, për të cilin thotë se e kërcënonte me thyerje këmbe ose dore nëse ajo do të tregonte për abuzimet. 

E traumatizuar nga ngjarjet e përjetuara nga bashkëjetuesi i saj, Merita kthehet pas në kohë duke treguar momentin kur Bledari e mori dhe e futi në makinë me argumentimin se do e çonte për të kryer kontrolle mjekësore në spital.

Por në fakt sipas saj, ajo përfundoi duke u përdhunuar nga partneri i saj në shkurret e Vlorës.

“Më futi në makinë gjoja sikur do më çonte mua për vizitë. Babait i tha që do të më dërgonte me ambulancë në Tiranë, por më çoi në shkurret e Vlorës dhe më përdhunoi.

Më ka përdhunuar edhe në sy të djalit të tij 10-vjeçar, më ka dhunuar dhe përdhunuar. Edhe atë fëmijë e ka dhunuar shumë, mirë që shpëtuam kokën prej tij. Ai fëmijë duhet të ketë një ngarkesë shumë të madhe.

Gjithçka për mua zgjati 45 ditë, por më duket sikur ka kaluar 450 vite. Më thoshte e ke vendin në varreza, do të të fus në një kuti xhami të të shoh kur të shkëputet mishi nga kocka.

Më tha po tregove gjë do të të thyej një këmbë e një krah. Kam ikur me djalin, nëpër ullishte, nëpër ferrat, nëpër kanale.

Djali më shpëtoi, djali bën 15-vjeç tani. Thoshte lëre të ikë se po e mban peng, ai e rrihte çdo pasdite. Mbante thikë dhe sëpatë”, rrëfeu 34-vjeçarja për emisionin “Me zemër të hapur”. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion