Protesta jashtë seancës plenare/ Nisin tensionet e para, policia arreston 2 persona pranë parlamentit

Aktualitet

Protesta jashtë seancës plenare/ Nisin tensionet e para, policia

Forcat e Policisë së Shtetit kanë shoqëruar me forcë dy persona pasditen e sotme gjatë protestës qytetare që po zhvillohet jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, paralelisht me seancën plenare që po mbahet brenda sallës parlamentare.

Nga të dhënat e para nga vendngjarja bëhet me dije se dy të shoqëruarit po qëndronin jashtë perimetrit mbrojtës të vendosur nga policia për mbarëvajtjen e rendit publik.

Deri në këto momente, autoritetet policore nuk kanë dhënë një sqarim zyrtar mbi shkaqet ose motivet e procedimit dhe marrjes me forcë të dy qytetarëve.

Pamjet nga terreni tregojnë se ndërhyrja e forcave të sigurisë u krye në mënyrë të menjëhershme, ndërkohë që pjesëmarrësit në atë zonë po qëndronin pa shfaqur veprime të dhunshme apo tentativë për të çarë kordonin e sigurisë.

Protesta jashtë godinës së Kuvendit po vijon me praninë e qytetarëve që shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj nismave ligjvënëse dhe politikave të mazhorancës.

Në vendngjarje mbetet e dislokuar një prani e shtuar e forcave të Policisë së Shtetit dhe njësive të rendit për të garantuar kontrollin e perimetrit të godinës dhe lëvizjen e sigurt të ligjvënësve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion