Shqiptarët në Gjermani i drejtohen Bundestagut, publikohen tri kërkesat për protestat në Tiranë

Bota

Shqiptarët në Gjermani i drejtohen Bundestagut, publikohen tri
Aktivistë shqiptarë nga qytete të ndryshme të Gjermanisë i janë drejtuar katër grupeve parlamentare në Bundestagun gjerman, në mbështetje të protestave në Tiranë dhe të asaj që e cilësojnë si “Revolucioni Flamingo”.

Përmes një kërkese drejtuar përfaqësuesve politikë gjermanë, aktivistët kërkojnë angazhimin e institucioneve të Gjermanisë për të monitoruar zhvillimet në Shqipëri, veçanërisht lidhur me të drejtën për protestë, raportimet për dhunë policore dhe respektimin e të drejtave themelore.
 
Atentati i dështuar në Lezhë, Apeli liron nga burgu Vinçesk Pirolin
“Ne, aktivistë nga qytete të ndryshme nga Diaspora Shqiptare në Gjermani, në mbështetje të Protestave në Tiranë dhe të Revolucioni Flamingo, i jemi drejtuar sot katër Grupeve Parlamentare në Bundestag-un Gjerman.

Tri kërkesat tona drejtuar Bundestagut gjerman:

-Qëndrim publik: Të mbështesë të drejtën për protestë paqësore, të dënojë dhunën policore dhe të kërkojë hetim të pavarur për shkeljet e raportuara.


-Veprim parlamentar: Të kërkojë llogaridhënie përmes pyetjeve parlamentare dhe angazhimit të Komisionit për Çështjet Evropiane, duke përfshirë hetimin e pavarur, mbrojtjen e të miturve dhe gazetarëve, si dhe shqyrtimin e kufizimeve të reja mbi të drejtën e protestës.

-Presion politik në nivel evropian: Të kërkojë një qëndrim të qartë të qeverisë gjermane në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, duke kushtëzuar përparimin me rezultate konkrete në shtetin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe përmbushjen e detyrimeve për mbrojtjen e natyrës”,- thuhet në reagim.

 


 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion