Skandal në spital, stafi i QSUT iu drejtohet pacientëve në psikiatri me sharje banale

Aktualitet

Skandal në spital, stafi i QSUT iu drejtohet pacientëve në

Nëna thotë se djali u dërgua në spital pas krizave të forta, ndërsa pretendon se aty po mbahet vetëm në vëzhgim dhe pa trajtimin e duhur. Fiksi tentoi të verifikojë rastin, por përballë pyetjeve hasi heshtje dhe përgjigje që e dërguan nga një zyrë te tjetra.

Peter Poreçi është 13 vjeç dhe ka çrregullime të spektrit autik. Nëna e tij thotë se është e vetmja që kujdeset për të dhe se, kur krizat e djalit bëhen të pakontrollueshme, detyrohet ta dërgojë në spital.Nëna thotë se djali mbahet kryesisht në observim dhe se kjo, sipas saj, nuk po e ndihmon, por po ndikon edhe në përkeqësimin e gjendjes së tij.

Një tjetër shqetësim i ngritur prej saj lidhet me kushtet në të cilat qëndron fëmija. Ajo pretendon se dhoma ku është vendosur nuk ka tualet dhe se djali detyrohet të kryejë nevojat personale në dhomë.

Por Fiksi nuk u mjaftua vetëm me dëshminë e nënës.

Bashkëpunëtorja e Fiks Fare hyri në ambientet e repartit për të verifikuar se çfarë po ndodhte me 13-vjeçarin dhe për të mësuar se cili ishte mjeku që ndiqte rastin.Pyetjes së saj, infermierja iu përgjigj duke e orientuar te mjekja. Edhe mjekja roje, ndërsa u pyet për fëmijën, tha se nuk e njihte rastin dhe se duhej t’i drejtoheshin mjekut primar.

Pra, pyetjet se kush e ndiqte 13-vjeçarin dhe çfarë trajtimi po merrte mbetën pa përgjigje.

6ac7e7328dd42.jpg

Por gjatë largimit nga pavioni, bashkëpunëtorja e Fiks Fare dëgjoi edhe një tjetër situatë: komunikim fyes të stafit ndaj pacienteve. Për të mësuar se kush kishte vendosur që një 13-vjeçar me çrregullime të spektrit autik të mbahej në këtë repart dhe cili ishte trajtimi që po merrte, Fiksi kërkoi shpjegime nga drejtimi i QSUT-së.

Për dy ditë radhazi, gazetarët e Fiks Fare kërkuan përgjigje.

Ditën e parë, pas rreth katër orësh pritje, u komunikua se do të dilnin mjeku që ndiqte rastin dhe shefi i pavionit. Por ditën e dytë, në vend të tyre doli përgjegjësi i cilësisë, i cili kërkoi që Fiksi të linte një kërkesë. Edhe pas kësaj, përgjigjet për pyetjet konkrete të ngritura nga Fiksi nuk erdhën.Gazetarët tentuan të kontaktonin edhe drejtoreshën, por as nga drejtimi i institucionit nuk morën shpjegimet e kërkuara.

Still1201_00604.jpg-800x450.webp

Kush vendosi që një fëmijë 13-vjeçar me çrregullime të spektrit autik të qëndrojë në një repart me paciente gra? Çfarë trajtimi po merr ai dhe kush mban përgjegjësi për kujdesin ndaj tij? Këto janë pyetjet që Fiks Fare kërkoi t’u përgjigjej drejtimi i institucionit. I vetmi që u përgjigj ishte shefi i pavionit i cili tha ‘shkurt’ këto janë kushtet./TCH

ME TE LEXUARAT