Si ta kuptoni nëse keni kimi me dikë? Kjo shenjë e thjeshtë mund ta tregojë

Soft

Si ta kuptoni nëse keni kimi me dikë? Kjo shenjë e thjeshtë

Një studim i Universitetit të Bath, i porositur nga eHarmony, sugjeron se një person ka rreth 1 mundësi në 562 për të takuar një partner të përshtatshëm në një ditë të caktuar, nëse thjesht ia lë gjithçka rastësisë.

Sipas studimit, takimet online rrisin më shumë mundësitë për të njohur dikë, me 17%, të ndjekura nga njohjet gjatë daljeve pas punës me 16%.

Ndërsa njohjet përmes familjarëve rezultuan ndër mënyrat më pak efektive, me vetëm 1%.

Të dhënat sugjerojnë se, të paktën sipas këtij studimi, të qenit aktiv në kërkimin e një partneri mund të rrisë ndjeshëm mundësitë për të krijuar një lidhje. Kur bëhet fjalë për tërheqjen dhe dashurinë, zakonisht mendojmë për shikimet, emocionet e forta, “fluturat në stomak” apo pasionin e menjëhershëm.

Por ndonjëherë, një shenjë shumë më e qetë mund të tregojë se mes dy njerëzve po krijohet një lidhje e veçantë: lehtësia e komunikimit.

Bëhet fjalë për atë ndjesi kur biseda rrjedh natyrshëm, pa sforcim, pa heshtje të sikletshme dhe pa nevojën për të menduar gjatë për çdo fjalë. Koha kalon shpejt dhe, edhe pas disa orësh bisedë, duket sikur sapo keni filluar të flisni. 

ME TE LEXUARAT