“Kemi vetëm tre orë kohë…”- Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!
Lajmifundit
/
6 October 2026, 22:36
Kosovë&Rajon

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për rikthimin e deputetëve në seancë dhe votimin e ligjit, duke kundërshtuar zvarritjen e procesit.
Ai paralajmëroi se humbja e kohës do të ishte e pafalshme dhe u bëri thirrje deputetëve që të rikthehen në sallën e Kuvendit.
“Nuk ka asnjë logjikë me u tall dhe me bërë lojëra. Ky ligj është i të gjithëve, ejani në Kuvend të kryejmë ligjin. Nëse humbim kohë, është diçka e pafalshme për t’u turpëruar. Kemi tre orë kohë, kthehuni në seancë të votojmë ligjin.”


