Berisha kundër buxhetit 2027: 930 milionë euro për administratën, vetëm 1% për pensionistët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka vijuar kritikat ndaj projektbuxhetit të vitit 2027, të cilin qeveria e ka prezantuar si më të madhin në historinë e vendit. Berisha e ka cilësuar atë si një buxhet që, sipas tij, favorizon shpenzimet e administratës dhe tenderat, ndërsa lë në plan të dytë pensionistët dhe qytetarët me të ardhura të ulëta.
Ai ka paraqitur propozimet e opozitës për dyfishimin e fondeve për pensionistët, rritjen e pagave të ulëta dhe të mesme, si dhe përgjysmimin e shpenzimeve operative. Në përfundim, Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve t'i bashkohen protestës së 28 Nëntorit, duke kërkuar kundërshtimin e buxhetit.
FJALA E BERISHES
Të dashur qytetarë dhe qytetare, edhe njëherë rikthehem tek buxheti i reklamuar si buxheti më i madh në histori me 10 miliardë euro.
Së pari, kjo përbën një spekulim madhor sepse në rast se kthehemi në kursin e këmbimit të vitit 2013, kemi të bëjmë pas 14 vitesh me një buxhet prej 5.5 miliardë euro nga 4 miliardë që ishte buxheti i fundit i qeverisë së mëparshme.
Po të shkojmë në vitin 2015, kemi të bëjmë me një buxhet- me kursin e këmbimit se kjo bazohet tek narkoeuro- kemi të bëjmë me një buxhet prej 6.5 miliardë eurosh.
Kjo është e vërteta.
Por në rast se merrni shpërndarjen e tij, është vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.
Në një buxhet prej 10 miliardë euro, pensionistëve u është lënë vetëm 1 përqind e GDP-së.
Iu janë lënë gjithsej 300-350 milionë euro.
Nuk ka përqeshje më të madhe për ta.
Janë 760 mijë qytetarë.
Kjo kërkon minimumi dyfishimin e kësaj shifre nga 300-350 që varion, duhet të shkojë në 700 milionë.
Dhe kjo vetëm si hapi i parë.
Ku do gjenden? Tek hajdutët.
Janë lënë 930 milionë euro para xhepi, udhëtimesh, shpenzimesh të administratës. Shpenzime operative.
Udhëtime dhe fjetje në hotel me 5 yje.
Krim, krim i shëmtuar.
Këtu janë futur edhe paratë e check-upit, koncesioneve të cilat shkojnë, siç dihet, pasivisht në kontot bankare të Edi Ramës dhe hajdutëve të tij.
Përgjysmim i menjëhershëm i të gjitha shpenzimeve operative është absolutisht pa asnjë pasojë në funksionimin e administratës, përkundrazi krijimin e një mjedisi më transparent dhe më pak korruptiv.
E paimagjinueshme.
E kuptoni njëherë ç’do të thotë? Drejtorët me tre vetura. Asnjë veturë.
Zëvendësministrat me dy vetura. Asnjë veturë.
Shtesë në rrugë për mjetin e udhëtim. Personal ta kenë, shtesë për naftën. Autobusin, shtesë për biletën.
Ky ishte standardi i mëparshëm.
Dhe vetëm duke hequr një veturë të zëvendësministrave u kursyen 46 milionë euro.
Tani ata janë bërë palë më palë.
Këshilltarët e Edi Ramës marrin sa tre kabinete. E paimagjinueshme.
Prandaj nuk ka rritje rrogash.
Ka tallje me pensionistët.
T’ua dyfishojmë këtë që u dhamë vitin e kaluar.
Po çfarë u dhatë vitin e kaluar? Njerëz të pashpirt. U dhatë thërrime dhe grimca qesharake.
Dhe tani bërtasin dhe po i lumturojnë se po u dyfishojnë atë që dhanë vitin e kaluar.
Paratë janë që të gjitha.
Absolutisht pa asnjë lloj pasoje negative, përveçse shumë pozitive sepse i nxjerr nga dhimbja.
Pra dyfishim i menjëhershëm.
Ad
Tre, rrogat. Ka rritur vetëm rrogat e narkobanditëve. 2500 euro për të rrahur, për të torturuar, për të masakruar të rinjtë në protestë.
Rritje me 50 përqind të rrogave të ulëta.
Me 30 përqind të rrogave të mesme.
Asnjë qindarkë rrogat e larta.
Asnjë qindarkë!
Po, rrogat e ulëta do rriten.
Asnjë pension në Shqipëri nën 200 euro.
Ky thotë janë 10 miliardë, a e dini ju sa është fondi i përgjithshëm i rrogave?
Është rreth 103 miliardë lekë apo është 1 miliard e 300 milionë.
Rritja e rrogave të ulëta në 50 përqind dhe rrogave të mesme në 30 përqind përballohet pa asnjë vështirësi.
Pa asnjë pasojë sepse këta kanë lënë për tenderat dhe për prokurimet 2.2 miliardë euro.
Aty ku këta vjedhin, sipas KLSH, 90 përqind të fondit të investimit. Zhduket.
Këta pra lënë për investime, i rrisin në mënyrën më të pabazuar dhe të tjerët, pensionistët, rrogëulëtit i lënë të numërojnë kafshatat.
Asnjë qindarkë. Rritja e parashikuar e rrogave është qesharake.
Pra rrogat e ulëta duhet të rriten me 50 përqind.
Rrogat e mesme me 30 përqind.
Asnjë qindarkë rrogat e larta.
Pse?
Se janë më të lartat në rajon në paturpësinë më të madhe.
Në qoftë se një rrogë mesatare, krahasuar me mesataren e BE, është 15-20 përqind e saj, rroga e lartë shkon ndonjëherë edhe më e lartë se rrogat e BE, ndonjëherë shkon tek 70 përqind e tyre.
Ato nuk duhet të preken.
Ato të mbahen aty ky janë.
Minimumi jetik është plotësisht i mundshëm.
Ndaj dhe ne deklarojmë se vendosja e minimumit jetik në mënyrë që të mos ketë pension nën 200 euro, asnjë.
Dhe kur them pension, them pension të pjesshëm, jo të plotin.
Të mos ketë shqiptar që firmos nën 200 euro.
As rrogë papunësie, as ndihmë ekonomike.
Pra, në rast se ky buxhet do të trajtonte realitetin, do u jepte përgjigje problemeve të mëdha të realitetit shqiptar, kurrë nuk do mund të ishte paraqitur siç u paraqit.
Ndaj dhe u bëj thirrje qytetarëve të mbështesin me protestën e tyre të fuqishme me 28 Nëntor edhe përmbysjen e këtij buxheti që është totalisht cinik, i pashpirt ndaj qytetarëve.
Shtroni pyetjen, janë investuar, thonë këta, çfarë është bërë me 67 miliardë euro buxhete të tyre?
Çfarë është bërë?
Unë nuk them se nuk është bërë fare, por janë vjedhur 90 përqind të atyre që janë investuar. Kjo është e vërteta.
Edhe 100 përqind siç është djegësi i Tiranës.
Me 130 milionë euro ishte oferta sllovene e tunelit të Llogarasë. E anuluan tenderin dhe e përfunduan me 220 milionë euro, me 90 milionë euro më shumë.


