Shqipëria merr fitore me vuajtje. 2 golat e Asllanit na japin vendin e parë në grup

Shqipëri – San Marino 2-1
Shqipëria ka marrë një fitore me vuajtje sonte duke mposhtur San Marinon me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje ku objektivi kryesor ishte marrja e tri pikëve dhe ia dolën të sigurojnë suksesin përballë San Marinos.
Me këtë rezultat, Shqipëria ngjitet në vendin e parë të Grupit C1, duke lënë pas Finlandën dhe Bjellorusinë.
Fitorja i jep Kombëtares një pozicion të rëndësishëm në garën për kreun e grupit, ndërsa sfida e ardhshme do të jetë vendimtare për të përcaktuar përfundimisht renditjen.
Të dy golat e Shqipërisë u shënuan nga Kristjan Asllani.
Mbyllet gjithçka. Shqipëria fiton 2-1 dhe siguron vendin e parë në grup
Minuta 92 – Asllani shënon golin e epërsisë nga 11 metërshi.
Minuta 66 – San Marino barazaon rezultatinme Lazzari.
Minuta 45 – Mbyllet pjesa e parë 1-0 për Shqipërinë me supergolin e Asllanit.
Minuta 21 – Shtylla ndal Manajn për dyfishimin e rezultatit.
Minuta 10 – Super gol nga Kristjan Asllani pas një gjuajtje nga distanca.
Minuta 7 – Manaj tenton portën por pret portieri.
Shqipëria e nis ndeshjen me këta lojtarë:
Dajsinani, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj, Pilo, Shehu, Asllani, Muçi, Manaj, Hoxha.


