"Shtrëngata dhe reshje shiu në pjesën më të madhe..." moti sot, 8 tetor 2026

Aktualitet

"Shtrëngata dhe reshje shiu në pjesën më të
Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me kthjellime kryesisht në zonën e qendrës dhe jug.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në zonën e veriut dhe pjesërisht qendër reshjet hera-herës në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. 

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era pritet të arrijë deri në 20 m/s.

Valëzimi në det i forcës 3-5 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion