Shpërthim në një supertanker në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet për kontakt me minë detare (VIDEO)

Bota

Shpërthim në një supertanker në Ngushticën e Hormuzit,

Një supertanker që transportonte naftë bruto dyshohet se ka goditur një minë detare në Ngushticën e Hormuzit, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm. Lajmi është bërë i ditur nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC), përmes një deklarate të transmetuar nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane Tasnim.

Sipas autoriteteve iraniane, anija po përpiqej të largohej nga ngushtica përmes një rruge që Teherani e konsideron të paautorizuar. IRGC pretendon gjithashtu se supertankeri kishte çaktivizuar sistemet e navigimit dhe të pozicionimit gjatë lundrimit.

Në deklaratën e saj, pala iraniane paralajmëroi për pasoja ndaj anijeve që, sipas saj, shkelin rregullat e lundrimit në këtë korridor strategjik detar.

“Një zjarr i tmerrshëm është rezultati përfundimtar për çdo tanker që shkel rregullat dhe përpiqet të injorojë sigurinë dhe rregulloret e Ngushticës së Hormuzit”, thuhet në deklaratën e IRGC-së.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur emrin e anijes, flamurin nën të cilin lundron apo numrin e anëtarëve të ekuipazhit. Gjithashtu, nuk ka informacione të konfirmuara për viktima, persona të lënduar apo përmasat e dëmeve.

Shkaku i shpërthimit mbetet ende i pakonfirmuar në mënyrë të pavarur.

 

ME TE LEXUARAT