Xhensila sot feston 28 vjetorin, zbulon momente nga festa e saj e ditëlindjes (Foto)

Xhensila Myrtezai feston sot ditëlindjen e 28 dhe ka marrë dhuratën më të bukur nga bashkëshorti dhe vajza e saj.

Këtë e tregon vetë këngëtarja me disa story në Instagram.

Me rroba gjumi, Xhensila shihet duke lozur me vajzën e saj dhe zbukurimet e ditëlindjes.
Shumë e ëmbël dhe e dhënë pas vajzës, këngëtarja nuk ka ngurruar të postojë shumë foto nga ai moment dhe Besi sigurisht që është aty… duke bërë foton.

U bë muaj që Xhensila nuk ka punuar në ndonjë projekt muzikor, ose të paktën ajo nuk ka treguar këtë gjë.

Kënga e fundit që ajo publikoi ishte “Panorama” në bashkëpunim me Ardian Bujupin, këngë që pati shumë sukses.


