Arrestimi i tre kontrollorëve, avokati: I paligjshëm, çështja është kthyer në politike

Kontrollorët e trafikut ajror në Rinas kanë dorëzuar një padi në Gjykatën Civile me anë të së cilës kërkojnë që të shfuqizohet vendimi i bordit të Albcontrol që u ka ulur pagat në vitin 2020.
Avokati i tyre në një deklaratë për mediat është arrestimi i tre kontrollorëve është i paligjshëm.
“Ajo që ne kërkojmë është rrëzimi i akuzave pasi është një akuzë e ngritur në kundërshtim me ligjin. Kontrollorët kanë ushtruar një të drejtë të ligjshme për paaftësi të përkohshme për punë. Para se të ndodhte çështja nuk ka pasur asnjë çështje politike, pasi u bë e madhe atëherë çështja u kalua politike”, ka thënë avokati.

