“Xhaxhi Gerti… me shumë urrejtje shporru”/ Ftesa epike e Selin dhe Gimbos për Rogertin, në dasmën e sotme

Showbiz

“Xhaxhi Gerti… me shumë urrejtje shporru”/ Ftesa epike e

Edhe vetë Rogerti qeshi me ftesën që në fakt nuk e ftoi fare në dasmë. Selin dhe Gimbo “kurorëzohen” sonte sipas traditës së “Big Brother VIP Albania”, teksa kanë nisur që mbrëmë të shkëmbejnë puthje pasionante me njëri-tjetrin.

Ata mbajtën mbrëmë “festën e beqarisë”, deri në orët e para të mëngjesit dhe u argëtuan teksa kërcenin e këndonin me banorët e tjerë, duke përfunduar festën edhe me një hedhje të çiftit në pishinë.


Ftesa e dasmës:
I panderuar, jo zotëri, xhaxhi Gerti,

Duke uruar që udhëtimi yt mbrëmë Tiranë-Londër të ketë shkuar mirë, të njoftojmë me keqardhje që ne po martohemi në shtëpinë që ti vendose të lije mbrëmë.


Në këto kushte, jeni i lutur të ndizni TV në dy kanalet BBVA 1 dhe BBVA 2 dhe të ndiqni kurorëzimin e dashurisë sonë.

Urojmë dashuria jonë të të frymëzojë dhe të të bëjë të ndjehesh më pak keq për veten tënde që nuk u bëre njeri i mirë kurrë.

Gjithsesi të përshëndesim nga shtëpia jonë më e famshme, që po ëndërroje të dilje i fundit.

Me shumë urrejtje, shporru!

Gimbo dhe Selin

Teksa Rogerti lexonte ftesën, të pranishëm ishin Miri, Juela dhe Tani, që gjithashtu u shkrinë së qeshuri./BBV5

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion