Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë të Veriut, gjendet pa shenja jete një person, policia jep detajet

Kosovë&Rajon

Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë të Veriut, gjendet pa shenja

Policia ka njoftuar se një person është gjetur sot pa shenja jete në fshatin Zherovnicë të Zveqanit.


Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“Më datën 05.03.2026, rreth orës 13:40, Policia në Zveqan ka pranuar informatë nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare për një person pa shenja jete në fshatin Zherovnicë të Zveqanit. Në lidhje me këtë informatë, njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, ndërsa nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës në vendngjarje. Viktima është identifikuar si D.M (1962) i gjinisë mashkullore”.


Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion