‘Vuan nga demenca’, deklarata "bombë" e babait për Britney Spears në dokumentet e publikuara së fundmi

Showbiz

‘Vuan nga demenca’, deklarata "bombë" e babait

Sipas një raportimi të ri, babai i Britney Spears tregoi se vajza e tij vuan nga *demenca, ndërsa paraqiti dokumentet për të kontrolluar financat e saj mbi një dekadë më parë.

Publikimi i këtij lajmi bombë do të diskutohet në një dokumentar të ardhshëm të BBC-së në lidhje me këngëtaren 39-vjeçare. Dokumentari do të publikohet së shpejti dhe quhet “The Battle for Britney”. Lajmi është raportuar nga The Sun.

68-vjeçari, Jamie Spears, thuhet se shënoi në dokumente demencën si një arsye për marrjen e kontrollit mbi pasurinë e vajzës së tij, sipas dokumenteve të treguara në dokumentar.

Jamie ka marrë kujdestarinë e së bijës që pas problemeve të saj me shëndetin mendor në vitin 2007.

*Shënim: Demenca nuk është një sëmundje specifike, por është një term i përgjithshëm për paaftësinë për të kujtuar, menduar ose marrë vendime që ndërhyjnë edhe në aktivitetet e përditshme. Sëmundja Alzheimer është lloji më i zakonshëm i demencës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion