SkyTg4 pasqyron protestën në Tiranë: Përplasje mes protestuesve dhe policisë

Politikë

SkyTg4 pasqyron protestën në Tiranë: Përplasje mes

Media italiane SkyTg4 i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve të fundit në Tiranë, ku protesta e studentëve dhe qytetarëve është shoqëruar me tensione dhe përplasje me forcat e policisë.

Në raportimin e saj, media italiane thekson se situata në kryeqytet ka arritur në nivele të larta tensioni, ndërsa grupe protestuesish me fytyrat e mbuluara janë përplasur me efektivët e policisë, kanë hedhur gurë në drejtim të institucioneve dhe kanë bllokuar rrugët.

Përballë situatës së krijuar, policia ka ndërhyrë me autobotin me ujë, në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të rikthyer qarkullimin në rrugët e bllokuara.

SkyTg4 sjell gjithashtu në vëmendje se protesta, e nisur në mesin e muajit tetor me kërkesa që lidhen kryesisht me sistemin arsimor, është zgjeruar më tej, duke përfshirë edhe pakënaqësi për korrupsionin qeveritar dhe mungesën e vendeve të punës.

Sipas medias italiane, kjo lëvizje protestuese është shndërruar në një sfidë të rëndësishme për kryeministrin Edi Rama, ndërsa tubimet dhe përplasjet në kryeqytet vijojnë të mbajnë të tensionuar situatën politike në vend.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion