Tragjedi në Lezhë/ Shembet muri i banesës, ndërron jetë 70-vjeçari

Aktualitet

Tragjedi në Lezhë/ Shembet muri i banesës, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Tale të Lezhës, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shembjes së një pjese të murit të banesës.

Viktima dyshohet se ishte duke kryer punime në banesën e tij, kur muri është shembur papritur dhe e ka zënë poshtë.

Pavarësisht ngjarjes së rëndë, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë.

 Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të këtij aksidenti tragjik.

 


 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion