Nxori shëtitje qentë, 39-vjeçarja humb jetën tragjikisht

Bota

Nxori shëtitje qentë, 39-vjeçarja humb jetën tragjikisht

Një grua 39-vjeçare nga Kolorado ka vdekur pas një sulmi nga ariu teksa kishte nxjerrë shëtitje qentë e saj.

I dashuri i gruas, e gjeti trupin e saj të premten në mbrëmje pranë qytetit Durango, rreth 350 milje në jugperëndim të Denver.

Ai i tha policisë se arriti në shtëpi rreth orës 8:30 pasdite dhe gjeti dy qentë jashtë, por e dashura e tij ishte zhdukur.

Më pas ai filloi kërkimet në vendin ku 39-vjeçarja nxirrte shpesh qentë shëtitje.

Pasi gjeti trupin njoftoi policinë. Në trupin e gruas u evidentuan të çara të mëdha edhe qime ariu.

Emri i saj nuk është bërë i ditur ende nga autoritetet. Zyrtarët thonë se pavarësisht se sulmet e ariut janë të rralla, ngjarja duhet të shërbejë si një ‘kujtesë’ për njerëzit se kafshët e egra janë të rrezikshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion