“Ku ka vullnet, ka zgjidhje!” / Veliaj reagon sërish nga burgu i Fierit: “Puna në Tiranë nuk ndalet!”

Politikë

“Ku ka vullnet, ka zgjidhje!” / Veliaj reagon sërish nga burgu

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish në rrjetet sociale nga burgu i Fierit, ku ndodhet prej 12 ditësh tashmë pas transferimit nga paraburgimi i Durrësit.

Veliaj ka postuar një video nga puna në Tiranë gjatë kësaj jave, ku kryebashkiaku shkruan se puna vijon pa u ndalur.

Ai vë theksin te 1800 kredi të buta për familjet në Tiranë, shkollën që po vijon në Astir dhe parkingun te pazari i ri që pritestë të jetë gati.

 Postimi i Kryebashkiakut Erion Veliaj:

Puna nuk ndalet në Tiranë dhe java që sapo mbyllëm na tregoi se aty ku ka vullnet, ka edhe zgjidhje.

Jam krenar që ia dolëm të jepnim 1800 kredi të buta për familjet e Tiranës, të ecim me punimet në shkollën e re në Astir, që do të jetë gati për vitin tjetër shkollor, dhe parkingun e ri te Pazari i Ri, e plot punë të tjera për qytetin.
Tirana në punë!

Kryebashkiaku gjatë javës që lamë pas, zbuloi se është kërcënuar në burg pas transferimit në Fier, prej kryeministrit Rama përmes ministrit të Drejtësisë Toni Gogu.

Nëpërmjet shënimeve me letër Veliaj zbuloi se Rama e ka kërcënuar të heqë dorë nga firma në krye të bashkisë dhe ta delegojë atë te Arbër Hajdari si dhe të pranojë mbështetjen për flamengot dhe protestën e studentëve.

Veliaj ka bërë ironi me këto aludime si në kohën e Enverit, nga ana e kryeministrit se paska organizuar puç nga burgu, ku mundësitë janë të kufizuara.

Nga ana tjetër, Rama ende nuk është përgjigjur për akuzat e Veliajt dhe pritet ta bëjë diçka të tillë në Asamblenë e PS, thirrur më 14 nëntor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion