Kosova të mërkurën furnizohet me 5 mijë vaksina anti-COVID-19

Kosovë&Rajon

Kosova të mërkurën furnizohet me 5 mijë vaksina

Kosova është shumë pas krahasuar me vendet e tjera të rajonit përsa i përket procesit të vaksinimit kundër COVID-19. Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë Fatmire Kollçaku njoftoi sot se Kosova do të furnizohet me rreth 5 mijë vaksina të mërkurën.

“Sot, nga 3002 testuar, 415 të shëruar dhe 160 raste me covid-19! Rreth 5000 vaksina arrijnë të mërkurën, e pastaj vijnë pandërprerë, deri në arritje të synimit tonë.

Ndërsa treguesi më i mirë, se situata epidemiologjike në vend për momentin është më e mirë, është edhe numri më i vogël i të hospitalizuarve. Ajo çfarë na brengos ende, jane vdekjet e të prekurve nga COVID-19.Beteja vazhdon” shkruan ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion