Merrte vendime për akte terroriste, arrestohet në Turqi bashkëpunëtori i Al-Bagdatit

Bota

Merrte vendime për akte terroriste, arrestohet në Turqi

Një bashkëpunëtor i ngushtë i udhëheqësit të vrarë të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi, është arrestuar në Stamboll.

Mediat turke shkruajnë se shtetasi afgan u identifikua vetëm me emrin sekret Basim, i cili u arrestua të mërkurën në rrethin Atashehir në anën aziatike të qytetit.

Bëhet me dije se mbi veprimin e shërbimit inteligjent turk thonë se i dyshuari ishte i përfshirë në fshehjen e Al-Bagdadi në provincën siriane të Idlibit pas rënies së Shtetit Islamik në 2019, raporton AP

Al-Bagdadi u vra në një bastisje në një strehë në Siri të kryer nga forcat speciale amerikane në tetor të atij viti.

Basim dyshohet për organizimin e trajnimit për Shtetin Islamik në Siri dhe Irak, si dhe se ai ishte në bordin e organizatës terroriste që merrte vendime.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion