"Kanë arritur në 4 mijë euro për metër katror", Berisha denoncon çmimet e larta të banesave në kryqytet

Politikë

"Kanë arritur në 4 mijë euro për metër
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për rritjen e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri.

Gjatë deklaratës së tij, Berisha pretendoi se ndërtimet në vend po përdoren për të investuar shumat e mëdha të parave, duke bërë që çmimet e pronave të bëhen të papërballueshme për qytetarët shqiptarë.

“Pse ka shkuar 4000 tani? Sepse vagonët dhe kontejnerët e eurove dhe dollarëve të drogës investohen të gjithë kryesisht në kullat dhe ndërtimet në Shqipëri, resortet turistike dhe ndërtimet në Shqipëri.

Një miku im shkoi të blinte tek një ndërtues afër qendrës, një apartament. Se e njihte atë. Nuk kam, i tha. Si nuk ke, i tha. Po ti? Jo, tha, unë i kam shitur. I kam shitur…

Ai nuk i kishte shitur të gjitha, po ai i kishte shitur aq shtrenjtë çunave, saqë s’kishte nevojë të shiste asnjë metër katror dhe ata i priste për to, që të vinin çunat e tjerë t’ia merrnin me këtë çmim. Përfundimisht miku im u kthye, nuk bleu dot shtëpi”, tha Berisha.

Keu i PD pretendoi gjithashtu se një pjesë e këtyre apartamenteve blihen dhe mbeten bosh, pasi sipas tij, qëllimi kryesor i investitorëve është pastrimi i parave.

“Ata që i investojnë, të tjerët vijnë e i blejnë me çmime që qytetari shqiptar s’mund t’i prekë kurrë. Dhe ato mbeten bosh, i lënë aty se problemi i tyre madhor është të mos u kalben eurot nën tokë.

I keni dëgjuar ju telefonatat që i thotë: do t’i vendosësh arkat tek 180 rrënjë ulli, dhe me i siguruar mirë se mos na u futet lagështira dhe shiu. Dhe kur thotë arkat, e dini mirë se çunat, trafikantët e drogës nuk përdorin kartëmonedhë tjetër vetëm 500-shen, shtoi Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion