Në nder të 10 viktimave, Kosova shpall “Ditë Zie” 26 korrikun

Kosova ka shpallur të hënën e 26 korrikut ditë zie, në shenjë nderi për viktimat që ndërruan jetën pas aksidentit tragjik në Kroaci. Lajmin e dha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ndërkohë që, Osmani aktualisht ndodhet në Japoni, në Lojrat Olimpike, por e ka ndërprerë për tu rikthyer në Kosovë.
Ndërkohë që kryeministri Albin Kurti, është nisur për në Kroaci për të vizituar bashkatdhetarët e lënduar të cilët po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit. Së bashku me kryeministrin kanë udhëtuar edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.
Ndërsa, shefi i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut dhe Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh kanë qenë sot në vendin e ngjarjes tragjike.


