Suksesi nuk ka qenë i lehtë për Jennifer Lopez, këngëtarja rrëfen: Nuk lëvizja, buzët më kishin ngrirë

Karriera, fama dhe suksesi i Jennifer Lopez tregojnë shumë punë pas kuintave. Ajo ka punuar shumë dhe këtë e tregojnë ata që kanë punuar me të.
“Po xhironim videon në Bronx për këngën ‘Hold you doën’ dhe ishte shumë ftohtë. Unë kisha veshur një pallto gjigante, këpucë me tre palë çorape dhe dorashka. Ndërsa J.Lo kishte veshur vetëm një bluzë të shkurtër dhe një minifund për të xhiruar atë skenë me mua. Nuk ja kam thënë kurrë asaj, por me mendjen time thosha: ‘Kjo grua ka më shumë para se unë dhe unë po ngrijë së ftohti, por bëj mirë të mos ankohem, sepse ajo nuk po ankohet fare!’. Kështu që nuk më intereson nëse jam në shkretëtirë në 100 gradë, unë nuk ankohem kurrë. Sa herë që më duhet të flasë me artistë të tjerë apo me veten time, më kujtohet ai moment”, është shprehur reperi dhe aktori Fat Joe për Lopez.

Fjalët e tij i ka konfirmuar edhe këngëtarja Lopez. “Më kujtohet kur po xhironim këngën ‘Hold you doën’ dhe sa ftohtë ishte. Më duhej të këndoja këngën, por buzët e mia po ngrinin dhe nuk mund t’i lëvizja. Është shumë gallatë që Joe e mban mend këtë gjë. Por në përgjithësi unë nuk jam njeri që ankohem, veçanërisht kur jam duke punuar.
Unë jam atje për të bërë një punë dhe kjo është ajo që duhet të bëj. Besojeni ose jo, unë nuk dua të ngarkoj askënd me etjen time, ose nëse kam ftohtë apo nuk jam rehat. Kjo mund të jetë diçka që ma kanë mësuar mami dhe babi. Duhet të jesh thjesht mirënjohës që po bën atë që po bën. Është diçka shumë latin. Ji i lumtur për ato që ke”, ka treguar artistja.

Ndër të tjera ajo ka folur edhe për jetën si nënë. J.Lo është shprehur se ndjehet gjithmonë fajtore kur i duhet të punojë dhe nuk mund të kujdeset për fëmijët.
“Duhet të gjesh balancën dhe unë përpiqem të bëj më të mirën e mundshme. Nuk ka rëndësi nëse jam në një vend tjetër apo në shtëpi, ne komunikojmë gjithë kohës, qeshim dhe kalojmë kohë bashkë. Dhe ndonjëherë madje i bezdis duke ju larë dhëmbët, duke i zgjuar për në shkollë, me gjithë gjërat që duhet të bëjnë. Nuk mund të filloj t’i listoj gjërat që fëmijët më kanë mësuar për veten time. Më duhet të shkruaj një libër të tërë për këtë gjë”, ka thënë Jennifer.


