Skandali i mishit/ AKU zhyt veten me sqarimin publik

Aktualitet

Skandali i mishit/ AKU zhyt veten me sqarimin publik

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me një investigim të emisionit “Fiks Fare”, përmes një narrative të gjatë shpjeguese.

Sqarimi duket më shumë një përpëlitje për një rast që në të vërtetë qelb erë. Një hartim i gjatë i cili na tregon se vetëm pasi skandali kishte shpërthyer, AKU filloi të vepronte.  

Në vetë sqarimin e institucionit thuhet se janë bërë disa kallëzime penale në Prokurorinë e Durrrësit, kur në fakt disa prej tyre duheshin dërguar në Prokurorinë e Posaçme.

Duke ju përgjigjur pretendimeve të emisionit “Fiks Fare”, AKU pranon se "inspektori kufitar në Durrës nënshkroi pranimin e ngarkesës për treg të brendshëm dhe e pasqyroi si “të kënaqshëm” kontrollin dokumentar, të identitetit dhe atë fizik", por gabimi u kap nga sistemi i AKU-së dhe gjithçka u zbulua pas 24 orësh.

Fakti është që mishi i derrit nga Brazili i pacertifikuar dhe i importuar në mënyrë të jashtëligjshme, ka hyrë në vend dhe AKU ka vepruar 24 orë me vonesë.

Duke sqaruar prentendimin e dytë, AKU pranon atë që ka denoncuar "Fiks Fare" dhe ka raportuar CNA, se AKU Fier ka vendosur një gjobë qesharake për gjurmueshmërinë. Ndërkohë vetëm në datën 14 tetor memoja që përmendet në raportimin e CNA, zbërthen se AKU Fier kishte bërë një “vrimë në ujë” për të mos thënë inspektorët kanë mbushur xhepat.

Sipas AKU-së mishi i cili duhet të asgjësohej, është ruajtur dhe mbajtur si provë për Prokurorinë. Në fakt edhe këtu kemi të bëjmë me gënjeshtër sepse AKU mund të bënte raportin, konstatimin me firmat, ti çohej prokurorisë e filmuar dhe faktuar me çdo formë tjetër ligjore dhe asgjërsimi duhet të ishte bërë një orë e më parë.

Jemi përballë faktit se 27 tonë mish nga Brazili kanë hyrë në vend në mënyrë të paligjshme. Inspektori i ka pranuar dhe pas më shumë se një muaji malli ende nuk është asgjësuar.

AKU-ja po kërkon të merret me fjalë e sqarime por fakti është se inspektori i AKU-së e pranoi, inspektorët e Fierit e kaluan me një gjobë qesharake dhe vetëm inspektorët e Tiranës me memon e tyre ishin ata që zbarthyern skemën e cila tashmë kërkon të mbulohet me disa kallëzime formale në Prokurorinë e Durrësit.

Në të vërtetë kemi të bëjmë me grup të madh individësh, inspektorësh dhe një subjekti në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Përveç një importi të jashtëligjshëm, në këtë rast mund të kemi të bëjmë dhe me veprën penale të korrupsionit me qëllim futjen në tregun shqiptar të mishit nga Brazili.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion