Trafik kokaine në Itali/ Arrestohen dy shqiptarë, 49-vjeçari dyshohet si furnizuesi kryesor i rrjetit

Bota

Trafik kokaine në Itali/ Arrestohen dy shqiptarë, 49-vjeçari

Pesë persona janë arrestuar në Itali, të dyshuar për trafikimin e kokainës. Mes autorëve janë edhe dy shqiptarë, të cilët jetonin në rajonin e Lombardisë.

Njëri prej tyre, 49 vjeç dyshohet si furnizuesi kryesor i kokainës për zonën ku vepronte rrjeti nga autoritetet italiane.

Operacioni u krye nga Karabinierët, pas një hetimi që kishte nisur në muajin shkurt, kur policia sekuestroi disa gramë kokainë te persona që dyshohet se e kishin blerë atë në banesën e një 59-vjeçari.

Hetuesit zgjeruan kontrollet përmes përgjimeve dhe vëzhgimeve, duke zbuluar një rrjet të dyshuar furnizimi dhe shpërndarjeje të lëndëve narkotike.

Sipas informacioneve paraprake kokaina u dërgohej klientëve drejtpërdrejt në banesa apo në vendet e tyre të punës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion