PS i mbylli dyert, Elisa Spiropali shfaqet në Kuvend/ Ja kë takoi, dhe çfarë u diskutua (PAMJE)
Lajmifundit
/
18 November 2026, 18:29
Politikë

Orët e pasdites sollën në Kuvend deputeten Elisa Spiorpali, e cila u përjashtua nga çdo funksion drejtues në Partinë Socialiste dhe debatoi me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë.
Spiropali nuk ishte në sallë ndërsa kryeministri mbajti fjalimin për buxhetin 2027 dhe u shfaq vetëm në orët e pasdites.
Fillimisht u ul në vendin e deputetit Ilir Pendavinji, ku u filmua duke bërë një bisedë me deputetin Bledi Çuçi.
Më pas, Spiropali zuri vendin e saj krah Lindita Nikollës, por kjo e fundit nuk shkëmbeu asnjë fjalë. Pranë tyre edhe Iris Luarasi që shfaqet duke folur në celular.





