Zgjedhja e presidentes së Kosovës, mediat serbe: Vjosa Osmani i dërgoi një mesazh Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sipas mediave serbe, dje, gjatë fjalimit, i dërgoi një mesazh Serbisë. Media “b 92” në një shkrim të saj është ndalur tek fjala e Osmanit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Drejtësia do të arrihet kur krimet serbe të dalin para drejtësisë dhe paqja do të arrihet kur Serbia të pendohet”, kështu ka deklaruar Osmani , shkruan “b92”, duke bashkëngjitur videon e fjalës së presidentes Osmani.
Kujtojmë se një natë më parë, Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës me 71 vota pro, në seancën e tretë të votimit. Në zgjedhjet e fundit ajo garoi në listën e Partisë Lëvizja Vetëvendosja , ku mori mbi 300 mijë vota. Më herët ishte pjesë e LDK-së , ushtroi detyrën e shefes së shtetit pasi Hashim Thaçi dha dorëheqjen.


