E reja bie nga dritarja e taksisë në Tiranë, policia ndalon shoferin 24-vjeçar

Incident i pazakontë në Mullet, 24-vjeçarja bie nga dritarja e taksisë, ndalohet shoferi
Një incident i pazakontë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 15 nëntorit, në fshatin Mullet, ku një 24-vjeçare ka rënë nga dritarja e pasme e një taksie në lëvizje.
Automjeti drejtohej nga një 47-vjeçar, i cili është ndaluar me iniciativë të Policisë, ndërsa e reja ka marrë dëmtime dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital.
Sipas njoftimit zyrtar, në automjet ndodhej edhe një 23-vjeçare tjetër, e cila është proceduar penalisht për veprën e pengimit të zbulimit të së vërtetës. Policia bën me dije se pasagjerja dyshohet se ka dhënë deklaratë të rreme lidhur me ngjarjen dhe ka kryer veprime që kanë penguar zbardhjen e rrethanave.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur se si ka ndodhur konkretisht rënia e 24-vjeçares nga dritarja e taksisë dhe çfarë e ka shkaktuar incidentin.
Policia po vijon veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa shoferi 47-vjeçar do të përballet me procedurat përkatëse ligjore.


