“Macja u gjet në Dubai”, Rogerti “thumbon” Selinën dhe Shëndritin, reagon ish-banori

Edhe pse “Big Brother VIP Albania” ka përfunduar, duket se përplasjet mes ish-banorëve po vazhdojnë edhe jashtë shtëpisë. Së fundmi, Selin ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se i kishte humbur macja.
Ky postim ka tërhequr vëmendjen e Rogertit, i cili ka vendosur ta ironizojë përmes një fotografie të krijuar me inteligjencë artificiale. Ai ka postuar në Instagram një foto, ku në të shfaqet Shëndriti me trupin e një maceje, ndërsa pranë tij ndodhet Selina.
“Macja u gjet në Dubai!”, shkruhet në fotografi, të cilën Rogerti e ka shoqëruar edhe me mbishkrimin: “Macja u gjet, moj Gringaaaa!”.

Por reagimi i Rogertit nuk ka kaluar pa përgjigje. Këtij postimi i është kundërpërgjigjur Shëndriti përmes një InstaStory, ku ka shkruar fillimisht: “Na hape barkun!”, ndërsa më pas ka shtuar në anglisht: “Go get a life!”.


