I erdhi fundi grupit B, Rey Manaj shumë pranë trasferimit në një klub të madh

Sport

I erdhi fundi grupit B, Rey Manaj shumë pranë trasferimit në

Shqiptari Rey Manaj është ylli i Barcelona B në këtë sezon, ku ka shënuar 9 herë, në 16 ndeshje të luajtura. Pavarësisht performancës së tij të shkëlqyer, ai vazhdon të jetë titullar vetëm në grupin B.

Ndërkohë, mediat spanjolle shkruajnë për Mamaj, ku habiten për mungesën e mundësive nga Koeman në një kohë kur te Barcelona mungojnë sulmuesit tipikë.

Gjithashtu media pranë Barcelonës raporton edhe një detaj të veçantë. Para disa muajsh, kur Manaj stërvitej me Messin nën drejtimin e Setien, kapiteni shprehej se Manaj është mes tre më të mirëve te Barça B dhe ka një teknikë mbresëlënëse për një qendërsulmues.

I njëjti burim bën me dije se në verë Manaj del në merkato dhe pritet të transferohet në një ekip të madh. Klube nga La Liga kanë shprehur interes konkret për të, teksa edhe Serie A është një opsion. E sigurtë është se Manaj do të bëjë një hap të madh përpara në karrierë. 

ME TE LEXUARAT