“I talentuar, por impulsiv”, Putini tregon dallimet që i sheh mes Bidenit e Trumpit

Bota

“I talentuar, por impulsiv”, Putini tregon dallimet që i sheh

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një intervistë televizive ka treguar dallimet mes Joe Biden dhe ish-presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

Komenti në fjalë vjen pasi dy presidentët do të takohen më 16 qershor në Gjenevë. Shtëpia e Bardhë ka thënë se Bideni gjatë këtij takimi do të prekë temat si sulmet kibernetike që dyshohet se vijnë nga Moska, agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, burgosjen e disidentëve dhe çështje të tjera që i kanë tensionuar marrëdhëniet.

“Ne kemi një marrëdhënie dypalëshe që është përkeqësuar deri në pikën më të ulët viteve të fundit”, tha kreu i Kremlinit në një pjesë të intervistës për televizionin NBC. Ai tha se ish-presidenti amerikan ka qenë “individ i jashtëzakonshëm, individ i talentuar, por impulsiv”, ndërsa, sipas tij, presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është ndryshe në mënyrë drastike nga Trumpi, shkruan The Guardian.

“Është shpresa ime e madhe që po, janë disa përparësi, disa mangësi, por nuk do të ketë lëvizje të bazuara në impuls në emër të presidentit të tanishëm të ShBA-së”, tha Putini në intervistën për televizionin amerikan.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion