Prioritet kishte djalin, zbulohet pse modelja e la ish- yllin e One Direction

Showbiz

Prioritet kishte djalin, zbulohet pse modelja e la ish- yllin e One Direction

Prej ditësh, ndarja e Liam Payne dhe modeles Maya Henry ka marrë vemendjen e mediave rozë, ndërsa së fundmi është zbuluar shkaku i këtij vendimi ka qenë djali i Liam, Bear. Burimet pranë këngëtarit kanë treguar se ai po planifikon që të shpenzojë më shumë kohë me djalin e tij, i cili ka ardhur në jetë nga martesa me Cheryl Cole.

“Liam do që të shpenzojë më shumë kohë me djalin Bear. Ai është djali i tij dhe për të është gjithë bota. Ai është i përkushtuar si baba dhe do që të kalojë më shumë kohë me të tani që po rritet. Liam po kujdeset më shumë për veten tani, po stërvitet më shumë dhe po bën një stil jetese të pastër”, ka thënë një burim pranë këngëtarit për “The Sun”.

ME TE LEXUARAT